Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Reshjet intensive shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa qarqe të vendit

Reshjet intensive shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dherash

Si pasojë e reshjeve intensive të shiut gjatë orëve të fundit, në disa qarqe të vendit janë evidentuar problematika të shumta, përfshirë rritjen e prurjeve në lumenj, përmbytje të tokave bujqësore, rrëshqitje dherash dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Reshjet intensive shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dherash

Situata paraqitet më problematike në qarqet Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera raportohen problematika të kufizuara ose një gjendje e qëndrueshme.

Reshjet intensive shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dherash

Në Qarkun Shkodër, rritja e niveleve të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë ka shkaktuar përmbytje në territorin e Bashkisë Shkodër, kryesisht në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç. Strukturat vendore dhe ato të emergjencave civile ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nivelet e ujit janë nën kuotat kritike.

Reshjet intensive shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dherash

Në Qarkun Durrës janë verifikuar gjithsej 5 477 banesa, ku në 1 711 prej tyre janë konstatuar dëme. Janë evakuuar 851 persona, kryesisht në zonat Sukth dhe Katund i Ri, ndërsa rreth 2 000 hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë. Autoritetet vijojnë punën për vlerësimin e plotë të dëmeve.

Reshjet intensive shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dherash

Në Qarkun Lezhë raportohet rënie e nivelit të ujit në tokat bujqësore. Forcat në terren po punojnë për largimin e ujit nga disa banesa, ndërsa hidrovorët kanë funksionuar me kapacitet të plotë, me përjashtim të atij të Gocajve për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Niveli i lumit Drin është në ulje, ndërsa lumi Mat ka shënuar rritje si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet.

Reshjet intensive shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dherash

Në qarqet Gjirokastër dhe Dibër po punohet për pastrimin e akseve rrugore nga rrëshqitjet e dherave dhe për largimin e ujit nga disa objekte të përmbytura.

Ndërkohë, në qarqet Berat dhe Elbasan, rritja e prurjeve të lumenjve Osum dhe Devoll ka shkaktuar përmbytje të sipërfaqeve bujqësore. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse.

Në terren janë angazhuar edhe efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët, në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrinë e Mbrojtjes, po asistojnë në transportimin e banorëve, shpërndarjen e ndihmave dhe mbështetjen e operacioneve emergjente.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonave të prekura të bashkëpunojnë me strukturat vendore dhe të kontaktojnë institucionet përkatëse për çdo nevojë, me qëllim menaxhimin sa më efektiv të situatës.

Fotot: Fshati Njësia Administrative Levan, LSA