Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama publikon pamje nga rruga që lidh Lumin e Vlorës me bregun e detit në Qeparo!

Rama publikon pamje nga rruga që lidh Lumin e Vlorës me bregun e detit

Kryeministri Rama ka publikuar pamje nga loti 3 i rrugës së Lumit të Vlorës, një vepër e rëndësishme që lidh të gjithë zonën e Lumit të Vlorës me bregun e detit në Qeparo.

"Drejt mbylljes përfundimtare edhe loti 3 i rrugës së Lumit të Vlorës, një vepër e rëndësishme dhe e munguar për shumë vite e infrastrukturës turistike. Ky lot lidh të gjithë zonën e Lumit të Vlorës me bregun e detit në Qeparo, Borsh e Himarë, që së bashku me lidhjen me Kuçin, Gusmarin dhe rrugët e zonës së Labërisë, të Nivicës, Salarisë deri në Tepelenë, do të bëjnë të mundur bashkimin dhe shfrytëzimin e potencialit të jashtëzakonshëm të ofertës turistike mal-lum-det.",-shkruan Rama./M.T/dritare.net