Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Votat e diasporës. Si është rezultati deri tani!

Votat e diasporës. Si është rezultati deri tani!

PS vazhdon të kryesojë te votat e diasporës. Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, janë numëruar deri më tani 121,985 zarfa nga gjithsej 194,889. PS ka marrë 65,327 vota, që përbëjnë 54.07% të totalit. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Madhe me 34,093 vota, që përfaqësojnë 28.22%.

Ndërkohë, një rritje të ndjeshme ka shënuar Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i cili ka marrë 10,078 vota ose 8.34% të numrit total. Partia Mundësia ka siguruar 4,489 vota (3.72%), ndërsa Lëvizja Bashkë ka arritur të marrë 3,223 vota (2.67%). Partia Socialdemokrate ka siguruar 1,455 vota, që përbëjnë 1.20%.

Rezultate më të ulëta kanë marrë subjektet e tjera, përfshirë Partinë Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës me 874 vota, Aleancën Kombëtare Shqiptare me 669 vota, Djathtas për Zhvillim me 359 vota, Lëvizjen Atdheu me 189 vota dhe Aleancën Demokracia e Re me vetëm 67 vota./L.F-dritare.net