Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Gjermani, i ftuar nderi për çmimin prestigjioz të Ursula von der Leyen. Ja urimi i tij

Rama në Gjermani, i ftuar nderi për çmimin prestigjioz të

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë si i ftuar nderi në ceremoninë e ndarjes së çmimit prestigjioz “Charlemagne Prize” në Gjermani, një nga vlerësimet më të rëndësishme në Evropë për kontributin në ndërtimin e bashkimit dhe integrimit europian.

Çmimi këtë vit iu dha Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, të cilën Rama e ka cilësuar si “mikeshë të çmuar”.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare shkruan:

"Gjermani – “Privilegj të isha ndër të ftuarit e nderit në ceremoninë e akordimit të çmimit prestigjioz ‘Charlemagne Prize’ për Presidenten e Komisionit Europian dhe miken e çmuar, Ursula von der Leyen."

Pjesëmarrja e Ramës në këtë aktivitet nënvizon marrëdhëniet e ngushta me liderët evropiane dhe mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria merr në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian./K.C/dritare.net