Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Me arsimin e lartë jemi ibret!

Rama: Me arsimin e lartë jemi ibret!

Kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësime serioze për gjendjen e arsimit të lartë në vend, duke e cilësuar sistemin si të mbingarkuar, të paefikas dhe pa bazë të dhënash të besueshme për marrjen e vendimeve.

Universitetet

Sipas Ramës, Shqipëria ka më shumë universitete për metër katror se Sllovenia apo Anglia, gjë që është bërë normë për fushatat politike: “Premtoni universitet pranë shtëpisë, se e duan afër”. Ai shtoi se Shqipëria nuk ka burime njerëzore sa Kina dhe se është e pamundur të ketë kaq shumë universitete.

Racionalizimi

Rama tha se është koha për ndryshim strukture dhe qasje, jo për mbyllje institucionesh, por për eliminimin e programeve të dobëta dhe bashkimin e njësive arsimore që nuk prodhojnë dije dhe ekonomi.

Programet universitare

Ai kritikoi ashpër programet që ekzistojnë vetëm për të mbajtur studentë dhe jo për t'u lidhur me nevojat reale të tregut.

ASCAL

Rama akuzoi ASCAL-in (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë) për paaftësi në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, mungesë transparence dhe përdorimin e ekspertëve pa arsim përkatës:

“Jeni ibret në menaxhimin e të dhënave, por nuk jeni vetëm – jemi të gjithë ibret. Ekspertë pa integritet që nuk guxojnë të refuzojnë programe të dobëta.”

Ai shtoi se do të kërkohet ndryshimi i drejtimit të ASCAL, për ta kthyer në një institucion funksional dhe të besueshëm.

Në thelb, Rama bëri thirrje për një reformë të thellë në arsimin e lartë, të mbështetur te të dhënat reale dhe me integritet profesional./L.F-dritare.net