
Fotot/ Rama e nis ditën nga plazhi i Kunës!
E Mërkurë 6 Gusht 2025, 08:08
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e së mërkurës me një përshëndetje nga veriu i vendit. Nga plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë që ofron bregdeti i Adriatikut, Rama ka ndarë një mesazh të shkurtër, por pozitiv për ndjekësit e tij.
“MIRËMËNGJES dhe nga Plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kryeministri në një postim në rrjetet sociale, duke shoqëruar urimin me pamje relaksuese nga bregdeti plot me pushues.
Kjo është një prej përshëndetjeve të zakonshme të mëngjesit nga Rama, i cili prej kohësh i përdor rrjetet sociale për të promovuar bukuritë natyrore të Shqipërisë, si dhe për të përcjellë mesazhe pozitive për qytetarët./K.C/dritare.net

















