Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Donald Trump është një mundësi e madhe për Evropën

Rama: Donald Trump është një mundësi e madhe për

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është shprehur se Donald Trump përfaqëson një “mundësi të madhe për Europën”, ndonëse më herët e kishte kritikuar hapur.

“Mandati i tij i parë nuk ishte aq i keq për botën. Sot, ai përfaqëson një mundësi të madhe për Europën”, tha Rama, duke shtuar se pas atentatit ndaj Trump, “Zoti i shpëtoi jetën në mënyrë që Evropa të zgjohej. Evropa duhet të zgjohet, shpresojmë në anën e duhur.”

Rama theksoi se Trump ka sjellë në tryezë idenë e armëpushimit dhe paqes në luftën në Ukrainë, duke nënvizuar se “askush nuk donte të dëgjonte për një armëpushim – e lëre më për paqe”. Ai kritikoi qasjen e Perëndimit ndaj konfliktit: “Gjithmonë bëhej fjalë për fitoren absolute, ose më saktë, për humbjen strategjike të Rusisë nën autopilotin e Shteteve të Bashkuara.”

Sipas Ramës, Trump ka pasur guximin të hapë rrugë që liderë të tjerë i shmangën: “Pse na duhej që Trump të rizbulonte fjalën armëpushim pas tre vitesh?”/dritare.net