Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edi Rama: Gruaja ime është opozita më e fortë që kam pasur ndonjëherë

Edi Rama: Gruaja ime është opozita më e fortë që kam

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për ZEITmagazin, ka folur me tone personale për marrëdhënien me bashkëshorten e tij, Linda Ramën. Ai e ka përshkruar si kundërshtaren më të fortë që ka përballur ndonjëherë, jo në publik, por në shtëpi.

“Në shtëpi, kam opozitën më të ashpër që kam përjetuar ndonjëherë. Ajo më pret kur kthehem nga puna në mbrëmje – gruaja ime”, tha Rama me humor.

Ai tregon se pas darkës dhe një përpjekjeje për të parë një film, fillon “koha e pyetjeve” nga Linda:
“Zgjedh një film për t’u çlodhur. Dhe pas dhjetë minutave të para, fillon koha e pyetjeve – nga divani në divan.”

Linda Rama, e cila është ekonomiste dhe punon për organizata ndërkombëtare, sipas Kryeministrit, “i di punët e saj. Ajo di numra, të dhëna, fakte.”

“Pyetjet vazhdojnë, kështu që më duhet të shtyp butonin e ndalimit të filmit disa herë. Është vërtet intensive. Nëse gruaja ime vazhdon deri në nokaut, do të jetë shumë më vonë se mesnata dhe do të duhet t’i lutem të tregojë mëshirë,”. Mund t’ju siguroj: Nëse keni një kundërshtim të tillë në shtëpi dhe i dëgjoni ate, do të bëheni të pamposhtur jashtë katër mureve tuaja. Atëherë mund të bëheni edhe Mbret i Shqipërisë!/-rrëfen Rama./ dritare.net