
Rama: Burrat dibranë s’janë fyer. Do t’i shihni në zgjedhje!
Dritare.net
Në komunikimin me ndjekësit, Rama foli edhe për termin ‘çyryk’ ndaj burrave dibranë.
“Unë s’kam ofenduar asnjë burrë dibran, kam thënë “gjysmat”, kam shpjeguar elektoratin se 56% e grave shqiptare, pjesë më e shëndetshme politikisht sepse janë më pak të prirura për të ulur në kafe mbështet PS. Në disa qarqe shkon mbi 60%. Tek burrat jemi më afër, dhe kam thënë na mjafton 56% e grave, 55% e votuesve e parë dhe gjysma e burrave, gjysma tjetër janë çyrykë politikisht.
Të shkosh me kënetën ka një problem shumë të madh. Kjo është arsyeja pse gratë dibrane dhe që burrat dibranë nuk janë fare të fyer, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje. Apo më pas do të vijë ajo fjalia siç thoshin disa çyrykë nga pasqyrat e kënetës natën është populli i sëmurë se mendon se gjërat po shkojnë si duhet. I ka blerë Rama. 800 e kusur mijë, mund të shkojë 900 e kusur mijë afro 1 mln, nëse do t’u mësohet emigrantëve se ka pasur disa probleme DHL i kam blerë unë. Zot i madh”, tha Rama.
Komenteve për termat që përdor ndaj opozitës, Rama iu përgjigj kështu:
“Ashtu janë, metaforikisht janë ashtu. Kënetë është ujë i ndenjur dhe ka ujin më të ndenjur sesa ai uji që medemek do të lëviznin primaret dhe në atë ujë të ndjenjur u mbytën ata që fituan Primaret. Ca është ajo? Kur thua hajde hidhuni në det të hapur, kush del matanë, do të marrë mandatin për të na përfaqësuar përballë kundërshtarëve dhe ata që kalojnë matanë mbyten se është llumi që i thith. Kjo është këneta politike.”, tha Rama./E.P-dritare.net

















