
Qeveria e re, Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste më 11 shtator. Programi!
E Mërkurë 3 Shtator 2025, 13:01
Dritare.net
Partia Socialiste njofton se më 11 shtator 2025, ora 09:30, në kompleksin “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare. Në mbledhjen e Asamblesë, kryeministri Rama pritet të publikojë emrat e qeverisë së re.
Sipas njoftimit zyrtar, rendi i ditës përfshin:
Hapjen e mbledhjes dhe miratimin e rendit të ditës
Fjalën e kryetarit të PS, Edi Rama
Mendime, pyetje dhe diskutime nga delegatët
Të ndryshme
Partia thekson se pjesëmarrja e delegatëve është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë./L.F-dritare.net

















