Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gara për kreun e PD/ Evi Kokalarit nuk i pranohet dokumentacioni

Gara për kreun e PD/ Evi Kokalarit nuk i pranohet dokumentacioni

Evi Kokalari ka deklaruar se nuk i është lejuar të dorëzojë aplikimin për të marrë pjesë në garën për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike.

Në një postim publik, Kokalari shprehet se rreth orës 09:30, avokati i saj është paraqitur në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë për të dorëzuar dokumentacionin, por nuk është lejuar të hyjë brenda. Sipas saj, roja i selisë, pasi ka komunikuar me persona brenda, i ka thënë se “nuk pranojmë zarfe”.

Ajo thekson se avokati ka sqaruar se bëhej fjalë për aplikimin e saj për kandidim, por pavarësisht kësaj, dorëzimi fizik nuk është pranuar.

Kokalari bën të ditur se do ta dërgojë dokumentacionin në forma të tjera, përfshirë përmes shërbimit postar DHL, si dhe në mënyrë elektronike përmes mesazheve dhe emailit, brenda afatit zyrtar, i cili përfundon në mesditë. Në fund të reagimit të saj, ajo ka përdorur termin “Kllounë” për të komentuar situatën.

Postimi:

"Ne orën 9:30 AM, avokati im në Tiranë ka shkuar në selinë e PD-së për të dorëzuar dosjen e aplikimit dhe roja nuk e ka lënë të hyjë brenda, por i ka komunikuar, pasi ka folur me dikë brenda, që: “nuk pranojmë zarfe.”
Ndërkohë, avokati ua ka bërë të qartë që është aplikimi im.
Do ta nisim me DHL dhe do t’ua dërgojmë atyre që duhet, via text dhe email përpara afatit të skadencës. Clowns!!!", shkruan zonja Kokalari.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Partia Demokratike lidhur me këtë pretendim./L.F-dritare.net