Protestat për Zvërnecin, Rama: S’bisedoj me ata që janë të kurdisur
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama komentoi protestat e zhvilluara gjatë ditëve të fundit në Tiranë kundër projektit në Zvërnec, duke përjashtuar mundësinë e dorëheqjes. Gjatë një deklarate pas mbledhjes së qeverisë, Rama tha se është i gatshëm të dëgjojë qytetarët që kanë shqetësime për mjedisin, ndërsa kritikoi organizatorët e protestave, për të cilët u shpreh se janë të nxitur nga faktorë të jashtëm.
Gazetarja: Si do i kundërpërgjigjeni protestuesve që ju kërkojnë dorëheqjen?
Rama: Dorëheqjen e kujt?
Gazetarja: Tuajën
Rama: Kam një përgjigje. T’i referohen arkivit të gjatë të këtij filmi të vjetër, se tanimë këtu nuk ka asgjë të re. S’kam kërkuar të bisedoj me asnjë ata që janë të kurdisur dhe të çartur. Kam kërkuar të bisedoj me ata që kanë votuar për mua, disa më kanë shkruar, me ata jam gati të bisedoj në çdo kohë se ata nuk kanë dalë në protestë për të zhvilluar një episod të ri të një filmi shumë të vjetër. Ai film duhet t’iu tregojë të gjithëve që asgjë nuk më lëviz mua nga istikami ku më kanë vendosur shqiptarët.
Kush flet në emër të shqiptarëve, duhet të mos e harrojë që unë mishëroj vullnetin e 800 mijë shqiptarëve. Kush flet në emër të ndjenjave të vërteta për çfarë mund të ndodhë me mjedisin, si mund të mbrohet apo rrezikohet është i mirëseardhur të bisedojë me mua dhe me ne. Ata që vijën me librin e shtëpisë sime poshtë dritares dhe vijën vërdallë nëpër rrugë si çakejtë e agimit të artë që ulërinin Greqia është e grekëve, ata janë subjekt vetëm për zotin"./L.F-dritare.net