
Presidenti Ergogan: U habita nga ajo që bëri Rama në Tiranë!
Dritare.net
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vlerësoi në mënyrë të veçantë prezantimin e liderëve evropianë përmes inteligjencës artificile, gjatë Samitit të Komunitetit Evropian në Tiranë.
“Shqipëria bëri diçka interesante në prezantim. Ajo solli në ekran krerët e shteteve dhe kryeministrat e vendeve pjesëmarrëse përmes një realizimi me AI. Ishte shumë interesante dhe çdo kryetar shteti ose kryeministër i atij vendi iu prezantua ajo inteligjencë artificiale”, citohet të ketë thënë udhëheqësi turk, duke e cilësuar këtë qasje si një risi domethënëse në paraqitjen digjitale të liderëve botërorë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Gjashtë të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë më 16 maj 2025, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për paqe dhe nevojën për një arkitekturë të re të administrimit global.
"Presim shumë gjëra, së bashku me vëllaun tim (Edi Rama). Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën."
Gjatë fjalimit të tij në seancën plenare të samitit, ai theksoi se besimi në arenën ndërkombëtare është zbehur dhe se bota ka nevojë për një sistem të ri global.
"Për ta tejkaluar zbehjen e besimit në arenën ndërkombëtare, kemi nevojë për ndërtimin e një arkitekture administruese globale të drejtë dhe gjithëpërfshirëse."
Samiti në Tiranë, me moton "Evropa e re në një botë të re", mblodhi së bashku liderë të vendeve anëtare të BE-së, vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, për të diskutuar çështje të sigurisë, qëndrueshmërisë demokratike, konkurrueshmërisë ekonomike, emigracionit dhe luftës në Ukrainë.
Pjesëmarrja e presidentit Erdoğan në këtë samit nënvizon angazhimin e Turqisë për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global, si dhe për të forcuar marrëdhëniet me vendet e Ballkanit dhe Bashkimin Evropian./L.F-dritare.net

















