
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ certifikon rezultatet në 4 qarqe, ja cilat janë!
Dritare.net
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot tabelat përmbledhëse të rezultateve për katër qarqe në kuadër të zgjedhjeve të mbajtura më 11 maj. Në mbledhjen e radhës, KQZ ka certifikuar zyrtarisht rezultatet për qarqet Shkodër, Berat, Korçë dhe Dibër.
Ky vendim vjen pas përfundimit të procesit të verifikimit dhe shqyrtimit të materialeve zgjedhore, si dhe pas trajtimit të të gjitha ankesave dhe kundërshtimeve të paraqitura nga subjektet zgjedhore në këto zona.
Certifikimi i këtyre rezultateve përbën një hap të rëndësishëm drejt përmbylljes së procesit zgjedhor të 11 majit. KQZ pritet të vijojë me certifikimin e rezultateve edhe për qarqet e tjera në ditët në vijim, duke i hapur rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare në nivel kombëtar./K.C/dritare.net

















