Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama njofton bazën e re për helikopterët Black Hawk në Farkë

Rama njofton bazën e re për helikopterët Black Hawk në

Kryeministri Edi Rama njoftoi se helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore Shqiptare do të kenë një shtëpi. të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, ku është përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.

Ky investim i rëndësishëm në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë nivelin operacional të bazës, duke siguruar të gjitha lehtësirat e nevojshme për mirëmbajtjen e helikopterëve, si dhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët shqiptarë.

Baza Ajrore e Farkës do të përfitojë nga kjo ndërrim i madh që synon të forcojë kapacitetet e Forcës Ajrore dhe të avancojë aftësitë operacionale të saj.

"Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.

Investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tane.", njofton Rama./K.C/dritare.net