Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nuk kam parë më rrugaç se Flamur Noka! Shpërthen Romeo Kara!

Nuk kam parë më rrugaç se Flamur Noka! Shpërthen Romeo

Në një intervistë në emisionin “Dekalog” me Roland Qafokun në DritareTV, juristi dhe analisti Romeo Kara ka hedhur akuza të ashpra ndaj opozitës, duke cilësuar retorikën e tyre si regresive e denigruese.

“Ata nuk e meritonin të fitonin,” deklaroi Kara, duke kritikuar shprehjen e përdorur nga përfaqësues të opozitës se “rotacioni është i shenjtë”. Sipas tij, kjo qasje nuk tregon as përparim politik dhe as ide të reja: “Ne duam të ecim përpara apo të shkojmë mbrapa?”

Më tej, Kara u ndal te gjuha e përdorur nga disa eksponentë të opozitës, të cilën e cilësoi si rrugaçëri në nivelin më të ulët. Ai përmendi edhe sjelljen në ditën e zgjedhjeve në Vorë, si dhe deklarata të mëparshme të deputetit Flamur Noka, duke i përshkruar si “denigruese” dhe “regresive”.

"Unë nuk kam parë nivel më të ulët rrugaçërie se ai i shprehur dhe ditën e zgjedhjeve në Vorë, por më përpara nga Flamur Noka dhe të tjerë.", tha avokati./K.C/dritare.net