
Shqipëria hap negociatat për grupkapitullin e tretë! Reagon Rama
Dritare.net
Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar sot hapjen e negociatave për tetë kapituj të rinj me Shqipërinë, në kuadër të procesit të anëtarësimit të vendit në BE. Kapitujt i përkasin Grupit 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin fusha të rëndësishme si arsimi, digjitalizimi, punësimi, politika ekonomike, tatimet dhe inovacioni.
Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale. Rama shkroi:
“Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027,” shkroi Rama./K.C/dritare.net

















