Rama mesazh drejtuesve të agroturizmeve: Çmimet e larta ju kthejnë në varrmihës të investimit tuaj
Dritare.net

Gjatë një takimi me përfaqësues të agroturizmit, Edi Rama shprehu kritika ndaj investitorëve në sektorin e shërbimeve. Ai u ndal veçanërisht te bizneset e mikpritjes së vizitorëve dhe turistëve, duke theksuar se vendosja e çmimeve të larta ndikon negativisht, pasi largon klientët.
“Nuk na duhet të bëhemi një destinacion i mbingarkuar i masës, që është një turizëm që sjell shumë njerëz por që nuk janë konsumatorë të lartë, por janë konsumatorë të ulët. Ne duhet të synojmë ato që konsumojnë shumë. Agroturizmat mund të bëhen transformuesit në këtë drejtim, duke prodhuar, duke mbajtur çmimet e ulëta.
Po të shikosh çmimet në shumë pika në Shqipëri, dhe shikon investimin, e më pas çmimet e larta. I ndërpret të ardhmen duke bërë lista, menu, tabelën e çmimeve të dhomave me atë urinë për të fituar sot edhe atë që do të fitosh nesër, fatkeqësisht ti bën varrmihësin e investimin tënd. Ka ndodhur jo në pak vende. Nëse ti investon në një restorant me kashtë dhe nuk e ke problem atë që ke investuar, thua të përfitosh sot.
Dhjetëra miliona euro për hotele, agroturizma dhe je i vetëdijshëm që këto investime duan shumë para në fillim, por kthimin e kanë të ngadaltë por të qëndrueshëm, duhet ta mendosh që të fitosh mbi atë që ke ndërtuar hap pas hapi”, tha Rama./K.C/dritare.net