
Po shikonte ndeshjen Spanjë-Itali, hajdutët vjedhin vilën e Roberto Baggio!
Dritare.net
Roberto Baggio është grabitur dhe plagosur nga disa kriminelë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tij në Altavilla Vicentina, teksa bashkë me familjen po ndiqnin ndeshjen Spanjë-Itali.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane Baggio u përpoq të ndalonte kriminelët, që dyshohet të ishin pesë dhe të armatosur, por njëri prej tyre e goditi atë në ballë me tytën e armës.
Ish-fituesi i Topit të Artë dhe familja e tij u mbyllën në një dhomë dhe hajdutët vodhën ç’mundën nga shtëpia. Kur banda u largua nga shtëpia, Baggio theu derën dhe thirri policinë.
Ish-futbollisti, me origjinë nga Caldogno (Vicenza), prej rreth 15 vitesh jeton në pronën e tij bujqësore, e cila ndodhet në një kodër me pamje nga Altavilla Vicentina. Vila është e izoluar dhe ndodhet ne qendër të një trualli te madh me fshat dhe pyll.
Roberto Baggio jeton me gruan e tij Andreina dhe tre fëmijët e tij./L.F-dritare.net

















