
Po bën lojën e PS? Ja si përgjigjet Endri Shabani!
Dritare.net
I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, Endri Shabani reagoi ashpër ndaj akuzave se po bën lojën e Partisë Socialiste dhe se ka lidhje me kryeministrin Edi Rama.
“Nuk ka njeri më të promovuar nga Edi Rama, sesa Adriatik Lapaj. Që nga viti 2000, Rama nuk ka dalë në debat publik me askënd, përveçse me Adriatik Lapajn. Kjo tregon qartë se kush promovohet nga Rama dhe kush e ka luftuar këtë qeveri,” deklaroi Shabani.
I pyetur për të ardhmen politike, pasi nuk do të jetë pjesë e Parlamentit, Shabani theksoi se angazhimi i tij nuk lidhet me pushtetin, por me ndryshimin e sistemit.
“Ne nuk hymë në politikë për karrige. Ne hymë për të ndryshuar sistemin,” u shpreh ai.
Deklaratat vijnë në një moment krize brenda koalicionit “Shqipëria Bëhet”, i përfshirë në një përplasje të fortë mes dy figurave të tij kryesore, Shabanit dhe Lapajt./K.C/ dritare.net

















