
Opozita kërkon sqarim për shkarkimin e Drejtorit të Policisë. Çuçi: Do e merrni vesh!
E Martë 5 Tetor 2021, 13:01
Dritare.net
Në komisionin e sigurisë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u pyet për një lajm që ka qarkulluar në rrjet sot, se drejtori i Policisë së shtetit, Ardi Veliu do të shkarkohet nga detyra. Ndërsa u pyet nga Luan Baçi për këtë lajm, ministri u përgjigj:
“Do ta merrni vesh në momentin e duhur, kur t’i mbarojë kandili”, u shpreh ministri.
Sot në mediat online u publikua lajmi se drejtori i Policisë së Shtetit, do të shkarkohet nga detyra. Lajmi u publikua referuar burimeve, por zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim./l.F-dritare.net

















