
Një ditë para se të caktohet masa, Berisha: Irena Gjoka, gjyqtare e kapur!
E Hënë 25 Dhjetor 2023, 13:01
Dritare.net
Sali Berisha ka sulmuar gjyqtaren Irena Gjoka, një ditë para se kjo e fundit të caktojë masën ndaj tij. Berisha tha se gjyqtares iu dha mundësia që të japë dorëheqjen por ajo nuk pranoi.
“Gjyqtarja nuk ka ndërgjegje profesionale. Gjyqtarja është e kapur, nuk është një njeri i lirë. Natyrisht ajo nuk jep dorëheqjen, iu kërkua dorëheqja asaj, iu dha mundësia. Por ajo faktoi se ajo është njeri fund e krye i kapur për problemet e saj.’- tha Berisha./L.F-dritare.net

















