
Ndarja nga jeta e Nishanit/ OSBE: Të hidhëruar nga kjo humbje e parakohshme
E Shtunë 28 Maj 2022, 22:10
Dritare.net
Prezenca e OSBE në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta ditën e sotme të ish-presidentit Bujar Nishani.
Me anë të një postimi në Twitter, OSBE shkruan se është i trishtë lajmi për humbjen e parakohshme te ish-kreut te shtetit.
“Jemi të hidhëruar nga humbja e parakohshme e Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet tona të ndiera për familjen, të dashurit e tij dhe mbarë popullin shqiptar”, thuhet në postim/M.K/dritare.net

















