Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Moti i keq shkakton rrëshqitje dheu në lagjen më të vjetër të Delvinës

Moti i keq shkakton rrëshqitje dheu në lagjen më të

Ditët e fundit moti i rënduar ka krijuar shqetësime në lagjen më të vjetër të qytetit, Beqirefend. Si pasojë e reshjeve të dendura, janë shfaqur rrëshqitje të dukshme dheu, të cilat kanë përfshirë disa zona përreth shtëpive në lagje. Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme materiale apo njerëz të lënduar.

Një masiv i madh dheu ka rrëshqitur duke përfshirë edhe një qepariz 500-vjeçar, i cili ka lëvizur bashkë me tokën. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe autoriteteve lokale për monitorim të situatës dhe masat e nevojshme për parandalimin e rreziqeve të mëtejshme.

Autoritetet paralajmërojnë se moti i keq mund të vazhdojë dhe këshillojnë banorët të jenë vigjilentë dhe të shmangin lëvizjet pranë zonave të rrezikuara./K.C/dritare.net