Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri Vengu: Dritare TV solli një histori unike shqiptare në 80 vjetorin e Çlirimit!

Ministri Vengu: Dritare TV solli një histori unike shqiptare në 80

Dritare TV mbrëmjen e djeshme promovoi dokumentarin “Në besë të shqiptarëve” nga Rudina Xhunga. Ky dokumentar solli në vëmendje historinë e një ngjarje unikale të ndodhur më 8 nëntor 1943, kur një avion amerikan që po shkonte nga Catania në Bari, me 30 mjekë dhe infermierë, bie në liqenin e Belshit, Elbasan.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu i cili iu bashkua premierës shprehet se ky dokumentar tregoi më së miri betejat dhe sakrificat që bënë shqiptarët në besë për t’i mbrojtur me jetë, duke i shpëtuar mrekullisht të 30-të amerikanët.

“80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë me të thënat dhe të pathënat e betejave dhe sakrificave të shqiptarëve. E kujtojmë këtë përvjetor jubilar edhe me sakrificat e njerëzve që rrezikuan jetën e tyre për një Shqipëri të lirë.

“Në Besë të Shqiptarëve”, një dokumentar nga Rudina Xhunga dhe “Dritare TV” solli në vëmendje ngjarjet e 81 viteve më parë ku 13 burra dhe gra të ushtrisë amerikane u mbështetën te besa dhe mikpritja e shqiptarëve.

Një dokumentar memorial premiera e të cilit u shfaq në sallën COD të Kryeministrisë, ndërsa me Rudinën në të ardhmen do të na lidhin punë dhe bashkëpunime të tjera të këtij niveli për të sjellë në vëmendje të shkuarën tonë, e cila duhet të na udhëheqë drejt së ardhmes“, shkruan ministri në Facebook./M.K-dritare.net