Na ndiqni edhe në

Bota

Reuters: Këto janë kushtet e Putinit për përfundimin e luftës në Ukrainë

Reuters: Këto janë kushtet e Putinit për përfundimin e

Sipas një raportimi të Reuters të publikuar më 28 maj 2025, Presidenti rus Vladimir Putin ka paraqitur një sërë kërkesash për të përfunduar luftën në Ukrainë. Këto përfshijnë:

-Një angazhim të shkruar nga fuqitë perëndimore për të ndaluar zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, duke përjashtuar anëtarësimin e Ukrainës, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe ish-republikave të tjera sovjetike.
-Neutralitetin e Ukrainës.
-Lehtësimin e një pjese të konsiderueshme të sanksioneve kundër Rusisë.
-Zgjidhjen e çështjes së aseteve të ngrira ruse në Perëndim.
-Garanci institucionale për mbrojtjen e qytetarëve rusishtfolës në Ukrainë.

Reuters: Këto janë kushtet e Putinit për përfundimin e

Putin ka shprehur gatishmërinë për të punuar mbi një memorandum me Ukrainën që do të përcaktonte kornizën e një marrëveshjeje paqeje dhe një afat për një armëpushim. Megjithatë, sipas burimeve ruse, Moska ende po përgatit versionin e saj dhe nuk ka një afat të caktuar për përfundimin e tij.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur frustrim ndaj refuzimit të Putinit për të angazhuar në bisedime të menjëhershme për armëpushim, duke paralajmëruar se "Putin po luan me zjarrin" ndërsa Rusia intensifikon sulmet në Ukrainën lindore.

Ndërkohë, Ukraina dhe qeveritë evropiane e akuzojnë Moskën për vonesa të qëllimshme në negociata, duke fituar terren në fushën e betejës. Një zyrtar rus theksoi: "Putin është i gatshëm të bëjë paqe, por jo me çdo çmim. Nëse nuk mund të imponojë kushtet e tij, ai do të tregojë me fitore ushtarake se paqja nesër do të jetë edhe më e dhimbshme."

NATO ka deklaruar se do të vazhdojë politikën e saj të "dyerve të hapura" dhe nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për shkak të kërkesave të Moskës./K.C/dritare.net