Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Pas operacionit në sy, G-Bani surprizon me ndërhyrjen e re

Pas operacionit në sy, G-Bani surprizon me ndërhyrjen e re

Reperi i njohur shqiptar, G-Bani, ka kaluar sërish nën bisturi për një ndërhyrje të dytë kirurgjikale në fytyrë. Pas problemeve me syrin që e detyruan të kryente një operacion për rikuperim të plotë, një histori që vetë artisti e ndau më herët me ndjekësit, këtë herë ka qenë radha e hundës.

Pas operacionit në sy, G-Bani surprizon me ndërhyrjen e re

Ndërhyrja e fundit vjen vetëm pak kohë pas operacionit në sy, duke nxitur kureshtje dhe reagime të ndryshme nga fansat dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale. G-Bani nuk ka dhënë ende detaje të hollësishme për arsyet që e çuan drejt kësaj ndërhyrjeje, por duket se dëshira për përmirësim dhe kujdes ndaj shëndetit të tij mbetet prioriteti kryesor. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse artisti do të ndajë me publikun e tij më shumë informacione rreth këtyre ndërhyrjeve, ose do t’i mbajë ato për vete, duke përqendruar energjitë te muzika dhe projektet e tij të ardhshme./K.C/dritare.net