
Kuvendi zgjohet pas zgjedhjeve. Çfarë pritet të ndodhë nesër në seancën e parë plenare!
Dritare.net
Pas një periudhe pauze për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit, Kuvendi i Shqipërisë do të rikthehet sërish në punë. Nesër ora 12:00 pritet të zhvillohet seanca e parë plenare pas zgjedhjeve të fundit, duke shënuar rifillimin e jetës parlamentare dhe të debatit politik në sallën e Kuvendit.
Deputetët aktualë do të mblidhen për të vijuar me çështjet e mbetura pezull, si dhe për të trajtuar zhvillimet më të fundit që lidhen me procesin zgjedhor, përgatitjet për sezonin e ardhshëm parlamentar dhe dinamikat e reja politike.
Ndërkohë, deputetët e rinj të zgjedhur në këto zgjedhje nuk do të jenë pjesë e kësaj seance. Ata do të marrin zyrtarisht detyrën në muajin shtator, kur pritet të nisë legjislatura e re. Gjatë kësaj periudhe, pritet të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore dhe institucionale që lidhen me konstituimin e parlamentit të ri, përfshirë verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve të rinj./K.C/dritare.net

















