
QSUT me një drejtoreshë të re. Ja emri i mjekes së njohur!
E Mërkurë 28 Maj 2025, 19:07
Dritare.net
Donjeta Bali do të jetë drejtoresha e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Alma Cani ka dhënë dorëheqjen pas 14 muajsh në këtë detyrë, dhe në vend të saj pritet të emërohet mjekja pediatre onkohematologe Donjeta Bali. Sipas burimeve, prezantimi i saj me stafin e QSUT do të bëhet ditën e nesërme në orën 10:00.
Donjeta Bali është një profesioniste me përvojë të gjatë në fushën e pediatrisë onkohematologjike. Ajo ka shërbyer për 21 vjet në këtë fushë në QSUT . Gjithashtu, ajo është pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Prof. Dr. Alma Cani pritet të rikthehet në spitalin “Shefqet Ndroqi” si nëndrejtoreshë dhe shefe e reanimacionit./dritare.net

















