Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dëshmia e Erion Alibejt: Altin Qato ishte drejt zbardhjes së Masakrës së Bradasheshit, e larguan!

Dëshmia e Erion Alibejt: Altin Qato ishte drejt zbardhjes së

Të tjera detaje janë zbardhur nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, në seancën e kësaj të enjteje në Gjykatën e Posaçme, në kuadër të shqyrtimit të dosjes ‘Plumbi i Artë’.

Në dëshminë e tij, Alibej flet për përfshirjen e uniformave blu dhe drejtuesve më të lartë në Elbasan me bandat kriminale që operonin në qytet.

Alibej gjatë dëshmisë së tij ka treguar se si është lidhur me një punonjës policie për të pasur akses në sistemin TIMS, për të marrë informacione të detajuara për personazhe që I duheshin.

Alibej: Tek Ardian Çollaku që sot është i ndjerë mora informacion, por unë u lidha dhe me një punonjës policie, i dhashë një Sky Ecc, kisha akses në TIMS përmes tij, kërkoja informacion për emra, ai m’i çonte me foto të dhënat. Emrin s’po e them se është nën hetim.

Në këtë moment ka ndërhyrë prokurori i dosjes, i cili është shprehur se punonjësi i policisë që ka ‘rekrutuar’ Alibej, është objekt gjykimi.

Prokurori: S’ka nevoj se s’është objekt i këtij gjykimi.

Alibej: Nga ky person mora vesh se nga hetimet kishte dal një motor që ndiqte Range Rover, mora vesh që Altin Qato ishte drejt zbardhjes së ngjarjes por nuk e di, nuk e lanë dhe e larguan nga aty, erdhi Arjan Muça më pas drejtor./K.C/dritare.net