Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bebe Rexha bën histori në muzikën country. Në krye të listës së Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit!

Bebe Rexha bën histori në muzikën country. Në krye të

Një tjetër sukses madhështor për Bebe Rexhën! Artistja shqiptare me famë botërore është renditur në vendin e parë në listën e 100 këngëve më të dëgjuara të muzikës country në shekullin 21, të publikuar nga Billboard.

Kënga “Meant To Be”, bashkëpunimi i saj me Florida Georgia Line, ka zënë majën e kësaj liste prestigjioze, duke lënë pas emra të mëdhenj të zhanrit country dhe duke konfirmuar ndikimin e jashtëzakonshëm të Rexhës edhe jashtë kufijve të pop-it ku ajo u bë e njohur fillimisht.

Vetë këngëtarja ndau këtë arritje në Instagram me ndjekësit e saj, duke rishpërndarë postimin zyrtar të Billboard dhe duke shprehur krenarinë për vendin që i është dhënë në historinë e muzikës amerikane.

Bebe Rexha bën histori në muzikën country. Në krye të

Lista është hartuar duke analizuar performancën e këngëve në tabelën Top Country Songs gjatë 25 viteve të para të këtij shekulli, dhe prania e një shqiptareje në krye të saj është një moment historik për muzikën dhe përfaqësimin shqiptar në arenën ndërkombëtare./E.P-dritare.net