Na ndiqni edhe në

Shëndet

Mos më fol kur jam i uritur. Pse bëhemi nervozë kur jemi të uritur!

Mos më fol kur jam i uritur. Pse bëhemi nervozë kur jemi të

Uria nuk ndikon vetëm në stomakun tonë ajo godet drejtpërdrejt trurin, emocionet dhe sjelljen tonë të përditshme. Shpeshherë themi me shaka “jam nervoz se s’kam ngrënë”, por në të vërtetë, kjo është një ndjesi biologjike reale dhe shkencërisht e shpjegueshme.

Kur kalojnë disa orë pa ushqim, niveli i glukozës në gjak fillon të bjerë. Glukoza është "karburanti" kryesor i trurit dhe kur kjo mungon, trupi nis të reagojë si ndaj një krize. Sistemi nervor aktivizon hormonin e stresit, si kortizoli dhe adrenalina, duke rritur ndjesinë e tensionit, ankthit apo irritimit. Në këtë gjendje, truri është më pak i aftë të kontrollojë emocionet dhe vetëpërmbajtjen.

Përveç kësaj, kur jemi të uritur, trupi prodhon më shumë hormonin që nxit urinë i cili ka ndikim edhe në qendrat e trurit që lidhen me agresivitetin dhe sjelljen impulsive. Kjo është arsyeja pse, në situata të zakonshme që në një moment tjetër do i kalonim me sportivitet, kur jemi të uritur shpërthejmë më lehtë, bëhemi të paduruar dhe shpesh nuk përmbahemi emocionalisht./E.P-dritare.net