
Sali Berisha: Të krijohet një qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja!
Dritare.net
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka lexuar rezolutën e Internacionalja Demokrate e Qendrës (IDC-CDI) mbi zgjedhjet e 11 Majit, ku shprehen se janë një farsë politike dhe kërkohet krijimi i një qeverie teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja.
“Shprehin shqetësim të thellë se këto zgjedhje ishin një farsë politike, që nuk përmbushën standardet ndërkombëtare dhe shkelën kriteret e Kopenhagenit”, lexon Berisha.
Sipas tij, IDC-CDI u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të krijojnë një qeveri teknike për të mbikëqyrur reformat drejt BE-së dhe për të përgatitur zgjedhje të reja.
“Zbatojnë urgjentisht rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR, përfshirë ato mbi barazinë në fushatë, mediat dhe institucionet e paanshme; Ndërpresin përndjekjen politike dhe të rikthejnë të drejtat e plota për liderët e opozitës; Sigurojnë pluralizëm real mediatik dhe akses të barabartë në media për të gjitha forcat politike”, lexon Berisha./E.P-dritare.net

















