Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Presidenti i Iranit nuk e mbajti fjalën. Shpërthime në Bahrein dhe Abu Dhabi

Presidenti i Iranit nuk e mbajti fjalën. Shpërthime në Bahrein

Shpërthime të reja janë dëgjuar mbrëmjen e së shtunës në Bahrain, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, pavarësisht deklaratës së mëhershme të presidentit iranian se sulmet në rajonin e Gjirit do të ndaleshin.

Sipas dëshmitarëve, në Bahrain janë regjistruar disa shpërthime të forta radhazi, ndërsa nuk është bërë ende e qartë nëse ato u shkaktuan nga goditje direkte apo nga ndërhyrja e sistemeve të mbrojtjes ajrore.


Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve Fars raportoi për “shpërthime masive në bazat amerikane në Bahrain”. Më vonë, Ministria e Brendshme e Bahrainit njoftoi në rrjetet sociale se “agresioni iranian shkaktoi zjarr dhe dëme materiale në një banesë dhe disa ndërtesa përreth në Manama”.


Ndërkohë, gazetarët e CNN në Katar raportuan për disa shpërthime të forta, ndërsa ekipet në Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, konfirmuan të paktën tre shpërthime të fuqishme.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi se “sistemet e mbrojtjes ajrore janë duke iu përgjigjur një kërcënimi me raketa”, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në vende të sigurta.

Më herët gjatë së shtunës, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, kërkoi ndjesë ndaj vendeve arabe të Gjirit Persik për pasojat e sulmeve iraniane me dronë dhe raketa që kishin në shënjestër baza amerikane, duke theksuar se Irani do të ndalonte goditjet ndaj fqinjëve nëse nuk sulmohej drejtpërdrejt.

Zyra e tij më pas publikoi një “sqarim”, duke theksuar se mesazhi ishte i qartë: “Nëse vendet e rajonit nuk bashkëpunojnë në sulmin amerikan kundër nesh, ne nuk do t’i sulmojmë ato.”