Na ndiqni edhe në

Emisionet

Gledis Nano thyen heshtjen, flet për shkarkimin!

Gledis Nano thyen heshtjen, flet për shkarkimin!

Gledis Nano, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ishte i ftuar në emisionin Dekalog me Roland Qafokun në DritareTV, ku rrëfeu përvojën e tij nga emërimi deri te shkarkimi nga detyra. Ai tregoi se emërimi ishte një vendim i menjëhershëm:
"M’u tha se do të isha unë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk kishte konkurrse atëherë. Nuk është punë dëshire; policia vepron me urdhra dhe është e vështirë të refuzosh një detyrë të tillë, sepse tregon dobësi. E pranova patjetër."

Për periudhën në detyrë, ai shtoi:
"U gëzova dhe fillova të përjetoj ngarkesën: si do shkojë puna dhe si do të arrihet rezultati. Është një detyrim ndaj publikut dhe institucioneve partnere."

Për shkarkimin ai tha:
"Kam qëndruar 10 muaj e 25 ditë në detyrë si drejtor. Në dijeninë dhe ndërgjegjen time, jam i qetë dhe i pastër në raport me ligjin, me Zotin dhe me të gjithë kolegët. Ky ishte një proces që do ta zhvilloja patjetër, sepse duke e konsideruar veten të qetë dhe të pastër, nuk mund ta pranoja padrejtësinë. Vendimi e shfuqizoi shkarkimin, që do të thotë se tani mund të kthehem, por ky është në diskrecion të Këshillit të Ministrave.", tha Nano në DritareTV./K.C/dritare.net