
Armando Broja: Kjo është vajza që më ka rrëmbyer zemrën!
Dritare.net
Sulmuesi i njohur i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja ka rrëfyer detaje mbi jetën private duke zbuluar se është i dashuruar.
I ftuar në ‘Kuthin e Piter Pan”, i pyetur nga fëmijët për jetën jashtë futbollit, Broja ka pranuar se, ndonëse deri më tani nuk ka dedikuar asnjë gol një vajze, shpreson që në të ardhmen të ketë mundësi t’ia dedikojë të gjitha golat e tij një personi të veçantë: të dashurës së tij.
“Unë akoma nuk i kam dedikuar një gol një vajze, por inshallah të mundem që t’i dedikoj sa më shumë gola vajzës sime që kam tani”, u shpreh ai duke buzëqeshur .
Gjatë intervisës, Armando Broja konfirmoi edhe origjinën e së dashurës. Ajo është shqiptare dhe vjen nga qyteti i Përmetit, një detaj që shtoi kureshtjen për vajzën që ka rrëmbyer zemrën e yllit të futbollit shqiptar.
Ishte pikërisht Shën Valentini, kur ai publikoi foto në rrjetet e tij sociale me të dashurën e re. E kaq mjaftoi që të zbulohej se kush është vajza që i kishte rrëmbyer zemrën futbollistit të dashur. Një vajzë shqiptare nga Përmeti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se është fatlumja në krah të yllit shqiptar./E.P-dritare.net

















