Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjirokastër/ Autoritetet simulojnë zjarrin në shkollë

Gjirokastër/ Autoritetet simulojnë zjarrin në shkollë

Në një shkollë të qytetit të Gjirokastrës u zhvillua një stërvitje e përbashkët për menaxhimin e rasteve të zjarreve. Mbrojtja Civile, Forcat Zjarrfikëse dhe Policia koordinuan një simulim praktik, i cili u ndoq edhe nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu.

Në këtë aktivitet, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për parandalimin dhe uljen e rasteve të zjarreve, duke lidhur këtë me rritjen e numrit të turistëve gjatë muajve të fundit të këtij viti.

Përgjatë sezonit veror, qarku i Gjirokastrës është një ndër më të prekurit sa u përket zjarreve, sidomos në zonat pyjore. Synimi i simulimit është për të ndërgjegjësuar banorët që të mos ndezin zjarre që mund të përhapen e të shkaktojnë dëme në njerëz e materiale./L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)