Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Dashit për muajin qershor 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Dashit për muajin qershor 2025 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji do jeni shumë nostalgjikë. Ju të dashuruarit do mendoni më shumë sesa duhet për ato që keni kaluar dhe kjo do iu shtojë mërzitjen. Largohuni nga disa persona që iu kujtojnë diçka jo të këndshme. Nëse jeni beqarë do keni goxha takime, por duhet ta dini që edhe po krijuat një lidhje, ajo nuk do shkojë shumë gjate. Kujdesuni pak më tepër për shëndetin dhe për higjienën personale edhe pse nuk do keni asnjë shqetësim të madh. Me sektorin e financave do merreni më tepër. Do bëni një riorganizim të gjithë buxhetit dhe do i vini vetes disa fre për sa iu përket shpenzimeve. Puna në përgjithësi do ecë mbarë. Nëse duhet të ktheni ndonjë përgjigje apo të merrni vendime bëjeni pas datës 21. /dritare.net