Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Virgjëreshës për muajin qershor 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Virgjëreshës për muajin qershor 2025 nga Christine

Këtë muaj jeta juaj familjare dhe ajo shoqërore do kenë me tepër rëndësi se më pare. Nuk do i lini asnjë moment pas dore ata që doni. Për ju të dashuruarit, java e parë ka për të qenë fantastike ndërkohë që pjesa tjetër do ketë edhe ndonjë problem të vogël. E mira është që gjithmonë të bëni atë që mendoni pa dëgjuar se çfarë thonë të tjerët. Për ju beqaret me shumë gjasë do jenë disa miq të vjetër ata që do i shihni si pretendente kryesorë për të kaluar jetën. Vetëm ata do ju duken perfektë. Shëndeti nuk do jetë i keq, por herë pas here mund të keni edhe ndonjë dhimbje koke, mesi apo edhe shpine. Financat do i keni gjithë kohës nën kontroll dhe shpenzime të mëdha nuk do kryeni. Në punë bëni atë që keni planifikuar dhe mos u ndikoni nga kolegët. Ka mundësi që shefat të mahniten dhe t'iu bëjnë propozime interesante. /dritare.net