Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Gaforres për muajin qershor 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Gaforres për muajin qershor 2025 nga Christine Haas

Deri në datën 14 të këtij muaji do jetë një periudhë e qetë. Do merreni vesh si duhet me të gjithë ata që ju rrethojnë. Nëse jeni në një lidhje do keni një muaj reflektimi. Në datën 10 ose 11 mund të merrni edhe disa vendime me rëndësi. Ju beqarët do keni njohje të njëpasnjëshme dhe mund të arrini të hidhni hapa më tutje. Gjithsesi në çdo moment lërini gjërat të rrjedhin natyrshëm. Shëndeti do jetë herë i mirë dhe here me disa shqetësime të vogla. Deri në mes të muajit tregohuni të matur me ushqimin dhe kujdes me peshat. Me financat do bëni disa gabime të cilat mund t'iu kushtojnë. Dëgjojini këshillat e kolegeve specialistë financiarë. Në punë, duke filluar nga data 13 do ketë vetëm gjëra pozitive dhe arritje. /dritare.net