
Horoskopi i Shigjetarit për muajin qershor 2025 nga Christine Haas
E Shtunë 31 Maj 2025, 21:09
Dritare.net
Gjatë këtij muaji mund të keni probleme për shkak të gabimeve që keni bërë. Ju të dashuruarit do kërkoni të kontrolloni gjithçka dhe nuk do i lini partnerit hapësirë të shprehet lirisht. Ndryshoni taktikë pa qenë vonë. Asnjë njeri nuk mund të mbahet i mbyllur në kafazin që ju doni. Ju beqarët do jeni të nxituar dhe të paduruar. Do doni të bëni çdo gjë sipas kokës suaj dhe do gaboni. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer. Mund të keni ndonjë problem me mushkëritë nëse jeni duhanpirës. Planetët do iu japin mbështetjen e tyre në planin financiar dhe situata pritet të mos jetë problematike. Në punë duhet të jeni më të vëmendshëm dhe striktë. Merrni guximin të provoni edhe gjëra të reja dhe nuk do dilni të humbur. /dritare.net

















