
Horoskopi i Peshores për muajin qershor 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Ky muaj ka për të qenë shumë pozitiv edhe pse për të thënë të vërtetën nuk do përkujdeseni si duhet. Nëse jeni në një lidhje, deri në datën 21 keni për të marrë një propozim shumë të rëndësishëm ose një lajm të madh që do ua zbukurojë jetën. Vetëm 6 ditët e para të muajit do jenë pak të turbullta dhe më pas dielli do mbizotërojë. Ju beqarët nuk do jeni shumë në humor për t’u angazhuar seriozisht dhe do preferoni të ndiheni të lirë. Shëndeti nuk do jetë aspak i keq. Do dini të kujdeseni për veten dhe energjia do ju shoqërojë gjithë kohës. Financat do ua mbrojë Jupiteri, por kjo nuk do të thotë që ju ta lëshoni dorën dhe të shpenzoni me sy të mbyllur. Në punë gjërat do ju ecin goxha mirë. Do ndiheni të pavarur për të bërë atë që keni menduar me shumë finesë e delikatesë. Nuk do ju mungojë as diplomacia. /dritare.net

















