
Kërkuan rinumërimin e votave, KAS rrëzon kërkesën e 4 kandidatëve demokratë
Dritare.net
Kërkesat e kandidatëve të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja, janë rrëzuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili vendosi se ata nuk legjitimohen si palë ankuese për kërkesat për rinumërimin e votave të tyre në listë të hapur.
Vendimi u mor 4 me 1 në KAS, ku vetëm përfaqësuesi Ilir Rusmali votoi pro që kandidatët individualë të kishin të drejtën për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre.
Ndërkohë, përfaqësuesit Bele e Lako nga PS dhe Braho e Çefa nga PD ishin kundër, duke argumentuar se ankimin mund ta bëjë vetëm subjekti politik dhe jo kandidati.
Vendimi vjen pas kërkesave zyrtare të dorëzuara nga tre kandidatët për rinumërim të votave preferenciale./L.F-dritare.net

















