Na ndiqni edhe në

Showbiz

A janë bashkë? Tuna flet për marrëdhënien me Cozmanin!

A janë bashkë? Tuna flet për marrëdhënien me

Çdo herë që Tuna dhe Cozman ndajnë një skenë, apo publikojnë një bashkëpunim, interneti nis e pyet: “A janë bashkë sërish?” Dhe meqë janë parë shpesh bashkë në koncerte, thashethemet kanë marrë flakë sërish. Mirëpo Tuna u dha fund spekulimeve, e pyetur për aludimet se ajo dhe Cozman janë rikthyer si çift, Tuna u shpreh:

“Ne kemi vendosur të rikthejmë atë nostalgjinë dhe t’i përmbushim ato dëshira dhe pritshmëri të publikut që na ka mbështetur fort gjatë kohës së [këngës] ‘Fenix’. Kemi bërë pafund koncerte dhe paraqitje bashkë. Thjesht kemi vendosur pozitivisht t’u përgjigjemi kërkesës së tyre për këto projekte.

Tuna e pranoi që vetë ideja e rikthimit të tyre në skenë shkakton një valë nostalgjie te publiku, por e bëri të qartë se përtej koncerteve dhe bashkëpunimeve, nuk ka asnjë histori dashurie.

“Ajo pjesë e mediave që interpretohet dhe keqinterpretohet është diçka që nuk më pëlqen në këtë pikë të jetës ku jam, nuk është se më befason.”- Tha Tuna gjatë një interviste në “The Dalina Show”.

Në fund të intervistës, Tuna e tha qartë: “Kemi thjesht kimi artistike të pastër”. Asgjë më tepër.

Në vazhdën e sqarimeve, Tuna tregon një herë e mirë se

Tuna dhe Cozman patën një lidhje 3-vjeçare së bashku dhe publikuan disa hite të suksesshme, ku padyshim playlist-at i kryesoi “Fenix”. Pas ndarjes, Cozman bëri një shkëputje nga muzika, ndërsa Tuna u rikthye me disa këngë, por sërish nuk qëndroi po aq aktive me këngë sa dikur./E.P-dritare.net