Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PD ankim në KAS: Të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës!

PD ankim në KAS: Të përsëriten zgjedhjet në qarkun e

Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka paraqitur një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare në të gjithë qarkun e Shkodrës dhe përsëritjen e tyre. Në kërkesën drejtuar KAS, PD-ASHM pretendon se janë bërë manipulime gjatë procesit zgjedhor.

Sipas PD-ASHM, në pesë bashkitë e qarkut Shkodër është raportuar për një sistem të organizuar të patronazhistëve që shoqëronin votuesit deri pranë qendrave të votimit, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme mbi vullnetin e tyre.

Në deklaratën e saj, PD-ASHM thekson: “Qytetarët janë vënë përballë një zgjedhjeje jo të lirë, por të blerë ose të imponuar. Aty ku funksionon Partia-Shtet, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Në zgjedhjet e 11 majit 2025, PD-ASHM doli forcë e parë në qarkun e Shkodrës me 40.01% të votave (36,904 vota), ndjekur nga PS me 37.64% (34,721 vota). Megjithatë, diferenca e ngushtë dhe akuzat për parregullsi kanë çuar në këtë ankimim të ri. Ky është një nga disa ankimime që PD-ASHM ka paraqitur për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, duke përfshirë edhe qarqet e Kukësit, Beratit, Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës.
KAS pritet të shqyrtojë këto ankesa dhe të marrë një vendim në përputhje me ligjin zgjedhor shqiptar./K.C/dritare.net