Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Para seancës parlamentare, PS mbledh grupin. Porositë!

Para seancës parlamentare, PS mbledh grupin. Porositë!

Kuvendi do të mblidhet nesër për të vijuar veprimtarinë edhe për pesë javë të tjera dhe për të mbyllur punët e lëna pas, para se të shpërndahet në fillim të korrikut, duke ulur edhe siparin e kësaj legjislature. Një orë para seancës e cila do të zhvillohet në orën 12:00, PS do të mbledhë grupin parlamentar.

Në mesazhin dërguar deputetëve kërkohet pjesëmarrje e domosdoshme dhe thuhet se në grup do të diskutohet mbarëvajtja e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seancat në vazhdim.

“Përshëndetje kolege! Siç jeni vënë në dijeni, nesër, e Enjte, datë 29 Maj, ora 12.00 zhvillohet seanca plenare e radhës. Paraprakisht, në 11.30 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, po aty, në Sallën e Seancave Plenare. Diskutojmë mbarëvajtjen e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seanca përgjatë javëve në vazhdim. Pjesëmarrja është e domosdoshme. Faleminderit‼” thuhet në mesazhin që kreu i grupit PS Niko Peleshi u dërgon deputetëve./L.Fdritare.net