Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Banorja e Ferma VIP rrëfen historinë tronditëse: Më rrëmbyen dhe tentuan të më përdhunojnë

Banorja e Ferma VIP rrëfen historinë tronditëse: Më

Një histori tronditëse solli fermerja e Ferma Vip 2. Elinara tha se në moshën 18-vjeçare tentuan ta përdhunonin. Ajo tregoi sesi, e mashtruar nga një komshi për të hipur në një makinë, u gjend në një situatë të tmerrshme.

Elinara: Kur e kujtoj atë gjë, më rrëqethet mishi, rrezikoja jetën. Isha 18 vjeç. Gjatë pushimeve të verës u futa të punoja në një butik. Kur po hyja në autobus, një komshiu im më thotë: “Hajde të ikim me një mikun tim”. Hypa në makinë dhe shoh që personi që ishte shofer nuk merr drejtimin nga qendra, por merr drejtim tjetër. Shoh vështrimin e shoferit, ishte i çuditshëm. Shoh komshiun tim, ma bën me gisht. Filluan të më kërcënojnë: “Do të vrasim!”. Në një moment hapa siguresën e makinës dhe u hodha. Përfundova në rrugë pa ndjenja. Gjesti që bëra unë ishte vdekjeprurës, më mirë të humbja jetën sesa të përfundoja në dorë të tyre. Në atë kohë ishin në masë përdhunimet, nuk doja të shqetësoja familjen. Ajo kohë më ka lënë një traumë.", thotë Elinara./K.C/dritare.net