
Një ditë gri! Njihuni me parashikimin e motit për sot!
E Enjte 29 Maj 2025, 07:07
Dritare.net

Sot do të jetë një ditë me mot të paqëndrueshëm, të karakterizuar nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të shoqëruara herë pas here me reshje shiu. Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat do të arrijnë maksimumin në mesditë, me 22°C, ndërsa më e ulëta do të jetë rreth 13°C.
Reshjet pritet të jenë të herëpashershme gjatë gjithë ditës, me intensitet të ndryshueshëm, ndërkohë që lagështia do të qëndrojë në nivele të larta, deri në 96%. Pasditja mund të shoqërohet edhe me ndonjë stuhi të shpejtë apo bubullimë lokale. Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi nga 1 deri në 3 metra për sekondë.

















