Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kaosi në Kuvend/ Ben Andoni: Ku po gabojnë mazhoranca dhe opozita!

Kaosi në Kuvend/ Ben Andoni: Ku po gabojnë mazhoranca dhe opozita!

Analisti Ben Andoni i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv komentoi situatën që ka krijuar opozita kohët e fundit, në Kuvend dhe komisione. Andoni e ndan në dy rrafshe këtë situatë, pra atë morale për mazhorancën dhe etike për opozitën, ndërsa tregon ku ka gabuar secila palë.

“Kjo që po ndodh në politikë unë e ndaj në dy rrafshe. Nga ana morale, grupi i niveleve shoqërore shumë të gabuara nga mazhoranca. Nikolla nuk është e zonja dhe ka qenë një gabim i madh që u vendos për të drejtuar vendin tonë. Ndërsa etikisht të gabuar nga ana e opozitës. Opozita po peshkohet vazhdimisht për të bërë veprime të tjera, për t’u identifikuar, për të kërkuar te drejtat e veta, por që dëmton shoqërinë politike shqiptare. Më vjen keq për mazhorancën që duhet të ishte më e hapur, të jepte mundësi për disa komisione hetimore. Ajo që flitet për Durrësin është madhore. Ka ardhur momenti që nuk mund ta vrasësh kështu demokracinë shqiptare. Në mendimin tim ka kohë që PD-ja e ka mbyllur misionin e saj dhe forcat e djathta duhet të mendojnë një plan ringritje.”, tha Andoni në DritareTv./K.C/dritare.net