Dashnor Sula: Ky është misioni i vërtetë i SPAK-ut dhe GJKKO-së!
Dritare.net

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv komentoi aksionin e SPAK-ut mbi familjen e Berishës dhe të tjerë zyrtarë që janë vënë nën akuzë nga gjykata dhe prokuroria. Për zotin Sula, SPAK-u dhe GJKKO-ja nuk janë prokurorë e gjyqtarë, por misionarë për të shpëtuar vendin.
“Për çështje edukate, morali, te marrëdhënies që kam pasur me zotin Berisha, fakti që ai e cilëson SPAK-un si SKAP, ky është problem i tij. Unë qëndrimet e mia i kam të qarta. SPAK-u dhe GJKKO-ja nuk janë prokurorë dhe gjyqtarë, janë misionarë, për të shpëtuar vendin. Se po të shikosh politika ka pasur një rehati ekstreme për gjithçka. Nuk prekej njeri, kalonin dosjet nga njëra dorë në tjetrën. Unë jam natyrë paqësore, nuk them hajdut Berisha, hajdut Rama, se nuk ma lejon profesioni. Për sa kohë nuk hetohet njeri dhe në momentin që hetohet politikisht duhet t’i thuash ca gjëra. Dielli ka lindur. Nuk ka vajtur te ora 12 që të shohësh hijen tënde, por ama ka lindur. Por prapë është kohë e mirë dhe mua më pëlqen.”, u shpreh zoti Sula në DritareTv./K.C/dritare.net